×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët shqiptarë e “pushtojnë” me komente faqen e UEFA-s në rrjetet sociale, paralajmërojnë spektakël në Gjermani

    Reporteri
    25 Janar 2024 | 11:33

    Faqja zyrtare e UEFA Euro 2024 në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme ka bërë një postim me fotot e disa tifozëve.

    Në këto foto qëndron edhe Besmir Limani, djaloshi me origjinë nga fshati i Tatesh i Strugës, i cili jeton në Zvicër.

    Duke e parë që në këtë postim shfaqet flamuri “kuqezi”, shumë njerëz kanë komentuar dhe kanë bërë pëlqime në këtë postim, duke treguar përkrahje të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

    Kujtojmë që Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një super aventure në ndeshjet para-kualifikuese. Ekipi i Sylvinhos në Gjermani do të luaj kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!