×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi hungarez shfaqi shallin e Kosovës para serbëve, malltretohet nga rojet e stadiumit

    Reporteri
    17 Tetor 2023 | 23:39

    Është publikuar në rrjetet sociale një video, ku shihen rojet e sigurisë duke larguar me forcë një tifoz hungarez.

    Tifozi thuhet se u largua me forcë pasi u shfaq me një shall të Kosovës, në ndeshjen e Hungarisë ndaj Serbisë.

    Kjo ndeshje u zhvillua para tre ditësh në “Puskas Arena” të Budapestit, teksa i takoi kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Në video shihen edhe disa tifozë tjerë të cilët i dolën në përkrahje tifozit që ua tregoi serbëve shallin me mbishkrimin “Kosova”, si dhe me simbolet dhe ngjyrat e shtetit tonë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!