×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi i Barcelonës i zemëron tifozët e Real Madridit duke ua treguar fanellën e Messit

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 10:39

    Tifozët e Real Madridit, që blenë bileta për stadiumin “MetLife” në New Jersey, e shikuan me mosbesim ekipin e tyre duke u shkatërruar nga rivali i qytetit, Atletico Madridi. Megjithatë, zemërimi i tyre u shtua edhe më shumë nga veprimet e një tifozi të Barcelonës.


    Skuadra e Zinedine Zidane e pësoi golin e parë nga gjithsej shtatë të ndeshjes qysh në minutën e parë dhe pjesa e parë u mbyll me epërsi me rezultat 5:0 për Atletico Madridin, transmeton Gazeta Express.

    Diego Costa e shënoi golin e tij të katërt për dërguar rezultatin në 6:0 në fillim të pjesës së dytë, para se Vitolo ta shënonte edhe golin e shtatë për Atletico Madridin në minutën e 70-të. Real Madridi pastaj i shënoi tri gola para fundit, mirëpo tifozët s’ishin të lumtur me disfatën 7:3.

    Për ta përkeqësuar edhe më shumë gjendjen për tifozët e Real Madridit, një tifoz i Barcelonës vendosi t’i provokojë tifozët e “Los Blancos” duke ecur nëpër tribunat e stadiumit me fanellën e Lionel Messit në duar.

    Ky veprim i zemëroi “Madridistat”, të cilët reaguan duke e ofenduar dhe fishkëllyer tifozin e Barcelonës, si dhe duke e gjuajtur atë me pije.

    Por, një gjë e tillë nuk e pengoi tifozin e argjentinasit Messi. Ai vazhdoi duke ecur lart shkallëve duke e mbajtur lart fanellën e Messit.

    Turneu parasezonal nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për Real Madridin. Ata e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3:1, kundër Bayern Munichut, ndërsa Arsenalin e mposhtën vetëm përmes gjuajtjes së penalltive, pasi barazuan 2:2 në kohë të rregullt.

    Këto rezultate janë shqetësuese për tifozët e “Los Blancos”, pasi që madrilenët kanë shpenzuar shumë para këtë verë për ta përforcuar skuadrën. Eden Hazardi dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë të kthehen me fitore sonte, në ndeshjen kundër Tottenhamit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!