×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi puth gazetaren shqiptare, ajo nuk duron dhe tenton ta godasë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 8:14

    Ditën e djeshme një gazetare e shqiptare u bë virale pasi  teksa po raportonte LIVE, një tifoz iu afrua dhe e puthi në faqe.

    Gazetarja këtë moment e kaloi me sportivitet edhe pse një puthje e dytë i erdhi pak më vonë nga një tjetër tifoz.

    Por një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe mbrëmë, dhe një gazetare tjetër nuk ka reaguar aq mirë ndaj puthjes së tifozit.

    Gazetarja ishte duke intervistuar një tifoz kur një tjetër iu afrua dhe e puthi. Por gazetarja nuk reagoi mirë dhe tentoi ta godasë por u ndalu nga operatori i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!