UEFA ka publikuar ditën e sotme një renditje shumë të veçantë përsa i përket skuadrave që kanë bërë më mirë gjatë gjithë historisë së Champions League duke filluar nga viti 1955 e deri më sot në 2020-ën.
Tirana është skuadra e parë shqiptare që renditet më mirë pikërisht në vendin e 140 me 20 pikë të grumbulluara me bardheblutë që lënë pas plot 360 skuadra të tjera nga 500 në total, përfshirë edhe skuadra me emër si Wolfsburg, Atalanta e Leicester.
Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar në këtë renditje speciale teksa me 15 pikë në total mban vendin e 168-të. Më pas vjen Partizani në vendin e 194-të i ndjekur nga Vllaznia dhe Dinamo. Më pas vinë Kukësi, Flamurtari dhe Elbasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.