×
  • Sport
  • Sport

    Tirana nënshkruan me futbollistin kosovar

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 15:05

    Albion Avdijaj është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri klubit më të madh nga Shqipëria, Tiranës.


    Tirana është shpallur edhe matematikisht kampion në Superligën e Shqipërisë për sezonin 2019/20.

    Titulli kampion dhe paraqitje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ka bërë që drejtuesit të mendojnë për përforcimin e skuadrës.

    Nuk ka vonuar shumë dhe Tirana tashmë ka bërë goditjen e parë duke nënshkruar me sulmuesin e njohur Albion Avdijaj.

    “Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme”.

    “Futbollisti do t’i bashkohet menjëherë ekipit si përforcim i parë i rëndësishëm për dy sezonet e ardhshme në skuadër”.

    “Marrëveshja bardheblu është zyrtarizuar sot me futbollistin me një karrierë te pasur ndërkombëtare. I urojmë suksese me fanellën e re”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

    Avdijaj shumicën e karrierës e ka bërë në Zvicër duke luajtur për klube si Zurich, Grasshoppers dhe Vaduz, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Debreceni dhe Viborgu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!