Sylvinho pritet të luajë me të njëjtin formacion, si me Çekinë ose të ketë ndonjë ndryshim të vogël ndaj Polonisë sot në mbrëmje. Duket se titullarët kanë bindur me lojën e tyre dhe gëzojnë besimin e trajnerit të Kombëtares.
Berisha mendohet të jetë sërish në portë. Në mbrojtje priten Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj, por në vend të këtij të fundit mund të jetë edhe Balliu.
Në mesfushë parashikohet një grup lojtarësh nga ekipet e Serie A, Ramadani, Asllani dhe Bajrami. Sulmi mendohet të ketë Cikalleshin në majë i ndihmuar nga krahët nga Asani dhe Seferi, por mund të shikojmë edhe Uzunin nga minuta e parë.
Sylvinho ka mbajtur të njëjtë titullarët në takimet me Ishujt Faroe dhe Çekinë, por vetë trajneri ka thënë gjithmonë se në fushë do të jenë ata që gëzojnë formën më të mirë.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4:3:3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj (Balliu); Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Seferi (Uzuni).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.