×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër gol nga Mërgim Berisha për Salzburgun

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 19:56

    Tjetër gol nga Mërgim Berisha në Bundesligën e Austrisë.


    Sulmuesi shqiptar, që është në një formë fantastike, ka shënuar të dielën kundër Wolfsbergerit, sfidë të cilën fatkeqësisht Salzburgu e humbi 2:3.

    Berisha shënoi në minutën e 64’ golin e barazimit, por skuadra e tij përveç që nuk arriti të ruajë rezultatin, humbi krejtësisht takimin.

    Sido që të jetë, sa i përket statistikave personale, Berisha po shijon një sezon magjik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!