×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër skandal i madh, kapiteni i Serbisë tallet me lojtarin e Turqisë se mbante agjërim në muajin e Ramazanit

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 13:41

    Një skandal i madh ka plasur në ndeshjen mes Ajax dhe Feynord, ku në qendër të vëmendjes ishte sërish kapiteni i Serbisë, Dusan Tadic. Ky i fundit vazhdon që të ketë përplasje me lojtarët turq.

    Më herët një prej tyre nuk i zgjati dorën në ndeshjen e Eredivisie pasi Tadic ishte një nga personat e vetëm që nuk shprehu solidaritet për tërmetin e madh që tronditi Turqinë. Këtë herë Tadic është tallur me një lojtar turk të Feynord, Kokçu, vetëm sepse ky i fundit mbante agjërim.

    Pas një dueli me shtyrje fizike mes lojtarëve, serbi bëri një gjest me dorë. Shumë persona mendojnë se kjo kishte të bënte me lëvizjen e Kokcu që disa minuta para këtij dueli u ul në fushë për të marrë ushqim dhe ujë. Mendohet se kjo ishte një tallje e Tadic për faktin se kundërshtari i tij po agjëronte në muajin e Ramazanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!