×
  • Sport
  • Sport

    Top 30 klubet më të suksesshme në botë

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 21:32

    Klubet më të famshme në botë – si Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi e Bayern Munichu – nuk e kryesojnë listën e klubeve më të suksesshme në botë, pasi që në vend të tyre radhiten Al Ahly, Rangers e Club Nacional de Football.


    Kur mendon për klubet më të suksesshme në botë, një numër i emrave të shkon në mendje. Real Madridi, Barcelona, Liverpooli, Manchester Unitedi e Bayerni i kanë dominuar garat e mëdha vazhdimisht, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, asnjëra prej atyre klubeve nuk janë më të suksesshmet në botë sa i përket numrit të trofeve të fituara. Barcelona radhitet në pozitën e gjashtë, Real Madridi në të shtatën, ndërsa Bayerni në pozitën e 14-të.

    Manchester Unitedi e zë pozitën e 12-të, ndërsa Liverpooli pozitën e 18-të me 59 trofe të fituara.

    Klubi më i suksesshëm në botë është klubi egjiptian Al Ahly. I njohur si “Klubi i shekullit”, ata i kanë fituar 118 trofe në historinë e tyre që nga themeli i klubit në vitin 1907.

    Al Ahly është forca dominuese e futbollit në Egjipt, ku i ka fituar 11 kampionatet në 14 sezonet e fundit.

    Egjiptianët ndiqen nga klubi skocez Rangers, që është klubi më i suksesshëm në Evropë me 115 tituj të fituar. Skocezët ndiqen nga dy klubet nga Uruguai – Club Nacional de Football dhe Club Atletico Penarol – dhe Celticu skocez.

    Lista e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!