Organizatori i Topit të Artë, Group L’Equipe – pronë e të cilit është France Football – ka vendosur të mos e ndajë çmimin prestigjioz individual, Topi i Artë, për vitin 2020.
Pandemia e COVID-19, pezullimi i futbollit dhe pamundësia e zhvillimit të një edicioni normal, i ka shtyrë organizatorët që ta anulojnë ndarjen e çmimit për këtë vit.
“Për herë të parë që nga viti 1956, Topi i Artë do të bëjë pushim. Nuk do të ketë edicion në vitin 2020, sepse pas një analize të mirë, nuk janë plotësuar kushtet për t’u bërë diçka e tillë. Besojmë se një vit i tillë nuk duhet dhe nuk bën të trajtohet si një vit i zakonshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Më tej, përmenden muajt kur nuk u zhvillua futbolli, si edhe ndryshimet në formatet e ligave vendore, kupave dhe ligave ndërkombëtare – e gjitha si pasojë e krizës së coronavirusit.
Ky vendim, sipas njoftimit, është marrë për të ruajtur kredibilitetin dhe legjitimitetin e këtij çmimi prestigjioz. Në ndërkohë, çmimi i madh pritet të ndahet në vitin 2021 kur gjithçka të kthehet në normalitet. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.