×
  • Sport
  • Sport

    Toronto shkruan historinë: Për herë të parë një klub kanadez bëhet kampion në NBA

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 11:13

    Kanadezët e ekpit Toronto Raptors mposhtën kampionin e vitit të kaluar Golden State Warriors me rezultat  114-110 në ndeshjen e 6-të të finaleve të NBA, duke shkruar kështu historinë.


    Toronto Raptors hynë në histori, duke u bërë ekipi i parë jashtë SHBA-së që fiton titullin në NBA, transmeton Reporteri.net.

    Kawhi Leonard u shpall Lojtari Më i Vlefshëm i Finaleve të NBA, pasi i shënoi mesatarisht 28.5 për ndeshje në serinë finale.

    Herën e fundit që qyteti festoi duke fituar një nga titujt më të mëdhenj në SHBA, ishte viti 1993 kur Toronto Blue Jays e fituan titullin e Major League Baseboll në vitin 1993.

    Kjo ndeshje mbylli një tjetër sezon emocionues të sportit më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, basketbollit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!