×
  • Sport
  • Sport

    Tottenham afër mbylljes së marrëveshjes për lojtarin e Juventusit

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 20:58

    Drejtuesit e skuadrës angleze, Tottenham janë duke planifikuar që të e blejnë përfundimisht lojtarin e Juventusit, përcjell Reporteri.net.

    Siç raporton “Calciomercato”, Spurs do të blejnë lojtarin e huazuar nga Juve, Dejan Kulusevski.

    Sulmuesi suedez vlerësohet rreth 35 milionë, shumë kjo të cilën e ka pranuar edhe Spurs për të nënshkruar me suedezin plotësisht përpara fundit të sezonit, pasi ka qenë jashtëzakonisht i impresionuar me paraqitjet e tij të fundit.

    Lojtari suedez ka realizuar tre gola dhe gjashtë asistime në 11 ndeshje në Premier League për Tottenham në pjesën e dytë të sezonit 2021-22.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!