×
  • Sport
  • Sport

    Tottenham zbulon çmimin e Eriksen: E dëshironi? Ejani merreni, por ky është çmimi

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 20:50

    Cilado skuadër që e dëshiron Christian Eriksenin në skuadër, duhet t’i paguajë një shumë të madhe Tottenham Hotspur.


    Siç raporton ‘Daily Telegraph’, pronari i Tottenham i ka vendosur çmimin e fundit mesfushorit danez.

    Për të transferuar yllin e skuadrës nga Londra, duhen paguar hiq më pak se 90 milionë euro, ka deklaruar David Levy.

    Kjo shifër mund të rritet nëse Eriksen nuk largohet këtë verë, pasi Tottenham do t’i ofrojë kontratë të re, për t’ia vazhduar aktualen që përfundon verën e ardhshme.

    Real Madrid dhe Juventus vazhdojnë të mbesin të interesuara për 27 vjeçarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!