×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami bën përjashtime – Lejon Son dhe Bergwijn të kthehen në shtëpitë e tyre

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 8:45

    Dyshja e Tottenhamit, Son Heung-Min dhe Steven Bergwijn janë lejuar të kthehen në vendet e tyre për arsye personale, ndërsa sezoni i Premier League është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus.


    .Klubi i Tottenhamit me anë të ​​një deklarate ka konfirmuar se Son ka udhëtuar në Korenë e Jugut, ndërsa Bergwijn ndodhet në Hollandë në pritje të lindjes së fëmijës së tij.

    Bergwijn është rduke u rikuperuar nga një dëmtim që nga 7 marsi, ndërsa Son ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitjet e tij në Premier League këtë sezon, por nuk ka luajtur që nga shkurti.

    Ai theu krahun e djathtë gjatë fitores ndaj Aston Villa dhe do të vazhdojë shërimin e tij në Korenë e Jugut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!