×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami i jep leksion futbolli Arsenalit, fiton derbin e Londrës dhe rikthehet në kreun e tabelës në Premier Ligë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 19:21

    Tottenham e ka mposhtur me rezultat 2-0 Arsenalin në kuadër të javës së 11-të në Premier Ligë


    Skuadra e Jose Mourinhos po tregon lojëra fantastike dhe nuk është rastësisht në vendin e parë në tabelë, shkruan Reporteri.net

    Son shënoi gol spektakolar në minutën e 13-të për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit, derisa Kane dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Arsenali u mundua të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shënonte.

    Pas kësaj fitore Tottenahmi zë vendin e parë në Premier Ligë me 24 pikë, ndërkaq Arsenali është në pozitën e 15-të me 13 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!