×
  • Sport
  • Sport

    Totti ishte afër ndarjes me bashkëshorten për shkak të një mace

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 23:29

    Kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, i ka befasuar të gjithë me rrëfimin e tij, teksa ka zbuluar se martesa me Iari Blasin kishte qenë afër fundit për shkak të një maceje.


    Toti, i cili u martua në vitin 2005, kishte mbetur i befasuar kur gruaja e tij vendosi që të sjellë në shtëpi një kafshë shtëpiake.

    “Isha i acaruar me gruan time, ajo bleu një mace pa qime dhe e quajti Donna Paola. Netëve, insistonte që të flinte brenda shtratit tonë, afër këmbëve tona. Ajo është një mace shumë e dashur, por pothuajse na shkaktoi ndarjen. Ne nuk folëm për disa ditë, por në fund, edhe unë rashë në dashuri me macen”, u shpreh italiani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!