×
  • Sport
  • Sport

    Tovërlani tregon synimin kryesor që e ka me Feronikelin këtë sezon

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 15:48

    Trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosvoës, Afrim Tovërlani, i është rikthyer punës që di ta bëjë më së miri.


    “Toki” siç e njohin të gjithë e ka pranuar detyrën e trajnerit në skuadrën e Feronikelit.

    Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin, Agim Sopi, FC Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës të ia besojë trajnerit prishtinas.

    Pas nënshkrimit të kontratës, Tovlërlani ka folur në një prononcim për Zëri.info.

    “E kam pranuar sfidën duke shpresuar që së mund të kthehemi aty ku e kemi vendin. Kemi ngecur paksa me rezultate, por do të tentojmë që ta japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Afrim Tovërlani për Zëri.info.Feronikeli pas javës së 22-të në Superligë ndodhet në pozitën e pestë me 31 pikë të mbledhura, 13 më pak se lideri Ballkani.

    Kjo skuadër është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës ku do të përballet me Ballkanin.

    “Do të mundohemi që të kemi suksese në Kupë. Do t’ia bëjmë hyzmetin pasi që nga aty mund të dalim edhe në Evropë”, vlerësoi Tovërlani.

    Tovërlani është ndër trajnerët më të trofeshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadër pas trofeve të fituar në edicionet 2014/15 dhe 2015/16.

    Afrim Toverlani ka lindur në Prishtinë, më 17 janar 1967 dhe pati një karriere të bujshme si futbollist, me FC Prishtinën e KF Flamurtarin.

    U paraqit edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, në ndeshjen e vitit 1993, në miqësoren ndaj Shqipërisë, ani pse atëbotë e cilësuar si ndeshje jozyrtare.

    “Toki” pas karrierës si futbollist ju fut zejes së trajnerit, duke fituar gjithsej 6-të trofe në Kosovë.

    Ai u shpall Kampion i Kosovës tre herë me FC Prishtina, gjatë sezoneve: 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13. Poashtu me FC Prishtina ai fitoi edhe Kupën e Kosovës gjatë sezonit 2012/13.

    Kjo është hera e dytë që Tovërlani merr drejtimin e FC Feronikelit, pasi që klubin e drejtoi edhe gjatë viteve 2015-17, duke arritur të shpallet Kampion i Kosovës në sezonin 2015/16 dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!