Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar Ligjin për Sponsorizime dhe kjo ka ngjallë pakënaqësi të mëdha në komunitetin sportiv.
Pos trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar edhe tekniku prishtinas, Afrim Tovërlani.
“Kur ka ndeshje turr e ne ‘VIP’ – lozha turr në salla, turr në foto. O të mjerë, o demagoga, o pusa, o mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues e rrenca, e s’po dojna sytë me ju pa”, ka shkruar Tovërlani në Facebook.
Edhe pse mbi 60 deputetë ishin të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.
Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen.
Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.