×
  • Sport
  • Sport

    Tradhëtia e vitit: Kean rikthehet në Serie A, por te rivalët e përjetshëm të Juventusit!

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 22:06

    E ardhmja e Lautaro Martinez është njëra nga temat më të nxehta në opinionin futbollistik.


    Barcelona e dëshiron me çdo kusht transferimin e argjentinasit në verë dhe drejtuesit e Interit kanë filluar të kërkojnë pasuesin e Lautaros.

    Tuttosport, ka publikuar sot një lajm bombastik duke raportuar se emri i fundit në listën e Interit për pasuesin e Lautaros është Moise Kean.

    E përditshmja torineze shkruan se Marotta ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Raiolan (agjentin e Kean) dhe transferimi mund të arrihet shumë lehtë.

    Kean u transferua verën e kaluar te Evertoni për shifrën e 30 milionë eurove, mirëpo nuk ka arritur të ambientohet në Premier League dhe është i gatshëm për një rikthim në Itali.

    Në rast se Kean rikthehet në Serie A, por si futbollist i Interit, kjo do të ishte tradhëtia e dekadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!