×
  • Sport
  • Sport / Alpinistja kosovare

    Tragjike: Uta Ibrahimi për pak i shpëton një orteku bore që ua mori jetën katër alpinistëve

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 19:10

    Aplinistes kosovare, Uta Ibrahimit, i është rrezikuar jeta si pasojë e dy ortekëve bore teksa po ngjtej në majën e Shisha Pangmas në Kinë, të cilën ajo tha se e ëndërronte për një kohë të gjatë.

    Përmes një postimi, Uta ka treguar tmerrin që e përjetoi, ku si pasojë vdiqën katër persona, shkruan Reporteri.net.

    “U ngjita 7600 metra, afër zonës së ortekëve! Pashë ortekun e parë! U tmerrova kur kuptova që orteku mori 3 persona, përfshirë Ana dhe Mingna, të cilët vdiqën! Isha shumë e tronditur. Ndalova për një orë duke u përpjekur të kuptoj se çfarë duhet të bëj .. sigurisht që nuk desha të ngjitem!”, ka shkruar ajo, derisa tha se këtë e bëri për dy arsye “ishte shumë e pasigurt dhe për respekt të alpinistëve që vdiqën!”.

    “Pastaj pashë ekipin tjetër të mikeshës time të dashur Lama, që po udhëhiqte Ginën, derisa ende po vazhdonin drejt majës! Pas ca kohësh, pashë ortekun tjetër, atë të MADHIN, që erdhi nga maja, mori me vete Lamën dhe Xhinën!”, ka shkruar tutje.

    Ajo thotë se nuk është në gjendje të mirë, edhe pse i shpëtoi më së keqes.

    “Nuk mund ta besoj që në vetëm 3 orë humbëm 4 njerëz, dhe unë isha kaq afër kësaj!”. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!