×
  • Sport
  • Sport

    Tragjike: Vdes boksieri i njohur, nuk i mbijetoi goditjeve të rënda në meçin e së premtës

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 18:10

    Ka vdekur sot në moshën 28 vjeçare boksieri i njohur rus Maxim Dadashev, pasi pësoi disa lëndime të rënda në humbjen ndaj Subriel Matias të premten e fundit.


    Bokseri që garonte në kategorinë super të lehtë, kishe hyrë në spital për ta bërë një operacion në tru dhe ishte vendosur në koma, por nuk ia doli dhe ka vdekur pas 4 ditëve, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Dadashev, Buddy Mcgirt kishte ndaluar ndeshjen në raundin e 11-të, duke e gjykuar ndeshjen që klienti i tij kishte pranuar shumë grushte dhe nuk mund të vazhdonte më.

    Në këtë pikë, gjërat morën një kthesë të tmerrshme, pasi boksieri nuk mund të qëndronte në këmbë dhe më vonë kishte vjellë dhe e kishte humbë vetëdijen.

    Pasi u dërgua në spital, Dadashev kishte pjesën e djathtë të kafkës të hequr për ta lehtësuar ënjtjen e trurit nga hematoma.

    Nuk ishte publikuar asnjë informacion deri në momentin që gruaja e tij kishe mbërritur në vend, ndërsa tani është zbuluar se ai ka vdekur sot./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!