×
  • Sport
  • Sport

    Tragjike, vdes djali 18-vjeçar i legjendës gjermane Michael Ballack

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 19:17

    Emilio Ballack, djali 18-vjeçar i ish-mesfushorit të Gjermanisë dhe Bayern Munich Michael Ballack, ka vdekur në një aksident me motoçikletë me katër rrota në Portugali.


    Emilio u përfshi në aksident në orët e hershme të mëngjesit të enjten pranë shtëpisë së Ballackut në Villasdo Mar.

    Zjarrfikësit ishin përpjekur ta shpëtonin djalin e Ballackut, por pa sukses.

    Sipas televizionit portugez TVI24, tragjedia ndodhi afër Troia, në jug të kryeqytetit portugez Lisbonë, pranë shtëpisë së pushimeve të Ballackut.

    Motoçikleta me katër rrota ishte e ndërtuar për t’u përdorur në rrugë publike.

    Emilio është njëri prej tre fëmijëve të legjendës gjermane Ballack, i cili u martua me Simone Lambe në vitin 2008, para se të shkurorëzoheshin katër vjet më vonë.

    Ai u lind në vitin 2002, një vjet pas vëllait të madh, Louis, dhe ishte tri vjet më i vjetër sesa djali më i ri i Ballackut, Jordi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!