Futbolli uruguajan u zgjua këtë të dielë me një lajm vërtet të hidhur.
Futbollisti Maximiliano Pereira, u gjet pa shenja jete pasi ishte zhdukur të Shtunën brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.
Trupi i tij u zbulua i pajetë këtë të Dielë nga marina detare.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se Pereira është rrokullisur me makinën e tij dhe ka rënë në një liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dal nga makina dhe është zhytur thellë në ujë.
Descansa en paz, Maxi. pic.twitter.com/AWuanshJYr
— Central Español Fútbol Club (@CentralEspFC) December 27, 2020
Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin, por nuk ia arritën sepse shkuan me disa orë vonesë.Pereira, 27 vjeç, luajti si një mbrojtës qendror dhe mesfushor.
Ai kishte bërë debutimin e tij në Cerro dhe më vonë mbrojti ngjyrat e Miramar Misiones, Racing, Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Liverpoolit dhe Central Españolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.