×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i APOEL flet pas ndeshjes me Gjilanin, tregon se cila ishte frika e vetme e tij

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 22:21

    APOEL e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Europa Ligës


    Skuadra qipriote fitoi vetëm pas vazhdimeve pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0-0, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes trajneri i APEOL, Marinos Ouzounidis ka thënë se kishte frikë se ndeshja do të shkonte keq pasi skuadra e tij humbi një penalti.

    “Kishim nevojë për kualifikimin, por mënyra se si do ta bënim këtë do të ishte sekondare. Ajo që është e sigurtë është se ne mund ta mbyllnim ndeshjen më herët”, ka thënë Ouzounidis.

    “Kishim edhe mungesa, por e mira është që kemi fituar sonte. Kishim frikë se ndeshja mund të shkonte më keq, pas humbjes së penalltisë, por djelmoshat treguan seriozitet dhe gjithçka shkoi mirë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!