Edon Zhegrova është lënë në shtëpi nga trajneri Marcel Koller për ndeshjen derbi të Baselit kundër kampionit në të Zvicrës, Young Boys. Kjo është hera e tretë që kosovari nuk ftohet fare në skuadër nga Koller.
Përfaqësuesi i Kosovës është pritur të jetë të paktën pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Bernit, por kjo nuk është hera e parë që ai nuk ftohet fare. Ai nuk u ftua as ndaj St. Gallen në shkurt dhe ndaj Luzernit në mars.
Edoni i ka vetëm dy paraqitje si titullar për Baselin që prej huazimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit. Në total, ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje, përfshirë katër nga banka e rezervistëve. Ndërsa pesë herë tjera është lënë në stol.
Ai ka dështuar të shënojë gol apo të ofrojë asist në gjashtë paraqitjet e tij për Baselin.
22-vjeçari është i huazuar nga Genku në Basel në bazë të një marrëveshjeje të arritur në shkurt mes palëve.
Në bazë të marrëveshjes, Baseli e ka mundësinë për ta blerë kosovarin për rreth 1.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, por sipas mediave zvicerane, klubi zviceran do ta kthejë Zhegrovën në Genk në qershor.
Ndeshjet e fundit të Superligës zvicerane kanë qenë vendimtare për të ardhmen e Zhegrovës, por kosovari është aktivizuar vetëm 172 minua në total, duke mos bindur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.