×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Bayernit flet pas kalimit në finale, kështu e vlerëson Parisin

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 23:49

    Bayern Munich ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Lyonin 3-0


    Bavarezët treguan një tjetër paraqitje të madhe në Ligën e Kampionëve dhe me meritë janë kualifikuar në finale ku do të përballen me PSG-në, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Bayernit, Hansi Flick pas ndeshjes ka përgëzuar Lyonin si dhe ka vlerësuar lartë PSG-në.

    “Ne e dinim që do të ishte e vështirë. Ata vinin pas shfaqjeve të shkëlqyera kundër Cityt dhe Juventusit,” ka thënë Flick.

    “Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme në fillim. Ne e dimi se duhet të mbrohemi më mirë.

    “Paris është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe më pas arritën finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë se ata kanë lojtarë të shpejtë,”.

    Kujtojmë që finalja Bayern Munich – PSG do të zhvillohet të dielën më 23 gusht. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!