×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Body/Glimt: Morinho më tronditi, zhgënjyese të shohësh sjellje të tillë nga ai i cili ka fituar shumë tituj

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 15:23

    Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, ka “sulmuar” Romën dhe Jose Mourinhon pas sherrit fizik me trajnerin e portierëve, Nuno Santos, përcjell Reporteri.net.

    Incidenti ndodhi pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Konferencës së Evropës në Norvegji të enjten e kaluar, të cilën Bodo/Glimt e fituan 2-1.

    Të dyja palët cilësuan njëra tjetrën si  agresore, pasi Knutsen dhe Nuno Santos patën një sherr fizik në tunel mjaft kohë pas ndeshjes.

    Knutsen dhe Nuno Santos janë pezulluar përkohësisht nga UEFA në pritje të një hetimi.

    “Jemi të befasuar dhe të tronditur nga vendimi i UEFA-s”, komentoi Bodo/Glimt përmes një deklarate në llogarinë e tyre në Twitter.

    “Ne do të apelojmë dhe do të punojmë për këtë gjatë gjithë mbrëmjes.”

    Ndeshja e dytë është në Stadio Olimpico këtë të enjte në mbrëmje dhe skuadra fluturoi sot në Romë.

    “Ngjarjet si kjo më bëjnë të dëshiroj të kaloj në një fushë tjetër. Madje mendova nëse ishte vërtet një ide e mirë të vazhdoja të punoja në futboll.

    “Ajo që ndodhi është shumë larg nga vlerat e mia, ato të klubit dhe të futbollit norvegjez. Në këto situata duhet të gjeni forcën tek vetja dhe të reagoni në mënyrën më të mirë të mundshme”, vlerëson trajneri i skuadrës norvegjeze.

    Mourinho ka bërë komente të çuditshme për stafin e Bodo/Glimt në intervista të ndryshme dhe Knutsen u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

    “Ky lloj qëndrimi është tronditës. Vlerat e tij dhe mënyra e tij e stërvitjes janë shumë larg asaj që unë përfaqësoj. Është tepër zhgënjyese të shohësh një sjellje të tillë nga një trajner me kaq shumë tituj dhe që ka qenë pjesë e sportit për një kohë kaq të gjatë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!