Armando Broja mund të luajë në kualifikueset për Kupën e Botës javën e ardshme me fanelën kuqezi. Ka qenë trajneri i Evertonit, David Mojes, i cili ka njoftuar se sulmuesi kuqezi mund të jetë nesër në stol kundër Uest Hem, teksa ndeshja me Evertonin luhet në kuadër të Premier Ligës.
Mojes zbuloi kështu në konferencë për shtyp, që 23-vjeçari pret minuta pas dy muajve që qëndroi jashtë fushave të blerta.
“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha David Mojes.
Sulmuesi i Kombëtares do të ishte një forcë më tepër për sulmin e Silvinjos, që zbulon nesër të përzgjedhurit për ndeshjet e marsit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.