×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Greqisë flet para ndeshjes me Kosovën, tregon për 2 futbollistët që i njeh më së miri

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 18:49

    John van’t Schip ka folur para ndeshjes së nesërme që Greqia e luan kundër Kosovës në stadiumin Fadil Vokrri


    Kombëtarja e Kosovës nesër do të jetë nikoqire e Greqisë në Prishtinë, me ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Greqisë, John van’t Schip ka folur për këtë përballje dhe ka thënë se njeh mirë futbollistët e Kosovës, në veçanti Milot Rashicën dhe Arbër Zenelin.

    “Natyrisht ne e kemi parë Kosovën, ka qenë periudhë e çuditshme për të gjithë ne, sepse na është dashtë t’i shikojmë ndeshjet që janë luajtur para 10 muajve,” ka thënë John van’t Schip.

    “Ka një ekip të mirë të organizuar, unë i njoh shumicën e lojtarëve, personalisht i njoh dy lojtarë që kanë luajtur në Holandë, Rashica dhe Zenelin. Ne do ta luajmë lojën tonë, nëse kundërshtari na sulmon ne do të mundohemi të mbrohemi”,

    “Natyrisht ky është futbolli, kemi katër ekipe në grup, nuk ka ndeshje në futboll asnjëherë, e dimë që favoriti jo gjithmonë fiton, ne do të mundohemi që ta zhvillojmë lojën tonë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!