Aro Muric ishte njëri nga tre lojtarët e përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për shkak të thyerjeve të rregullave.
Pasi ai u bashkua me skuadrën e tij Ipswich Town, trajneri i tij Kieran McKenna tha se e ka dëgjuar versionin e Muricit, por që nuk kanë vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.
“Por unë kam folur me Aro sidoqoftë dhe ai më ka dhënë versionin e tij, i cili mendoj se, siç tha ai, është pak më ndryshe nga disa prej thashethemeve”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tregoi se nuk e ka problem ngjarjen e tij dhe ai e mbështet plotësisht atë.
“Shikoni, unë nuk kam asnjë problem me versionin e tij. Ai është lojtari ynë dhe ne e mbështesim atë. Ishte mirë që ai të kthehej në stërvitje disa ditë më parë, nëse jam i sinqertë”, shtoi më tej.
Ai për fund potencoi se Aro do të jetë lojtar i rëndësishëm për ta.
“Ne po kërkojmë të vazhdojmë të punojmë për integrimin e tij në ekip dhe jam i sigurt se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi trajneri i Ipswich Town.
Skuadra e Aros ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.