Kombëtarja e Izraelit ka mbajtur konferencën për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.
“Dardanët” luajnë me Izraelin nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
E trajneri i Izraelit, Alon Hazan u shpreh se nuk ndihen të ngarkuar dhe se kanë ardhur të luajnë futboll
“Sot luajmë si vend, jo si kombëtare futbolli. Në asnjë mënyrë nuk ndihemi të ngarkuar, ndjejmë një nder të madh të përfaqësojmë vendin dhe të përpiqemi t’i buzëqeshim atij”.
“Ne jemi këtu, kështu që ndihemi të sigurt. Ne vlerësojmë gjithçka që na ka dhënë qeveria këtu në Kosovë në aspektin e mikpritjes. Mendoj se jemi futbollistë dhe kur vijmë të luajmë futboll, na intereson vetëm sporti. Jemi të zënë dhe fokusohemi vetëm te futbolli”.
“Pres të shoh një ekip shumë të përkushtuar, si në aspektin atletik ashtu edhe në atë përfaqësues. Motivimi nuk mjafton kurrë më vete dhe e ndjej jo vetëm mes lojtarëve – por edhe në ekip”, u shpreh Hazan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.