Trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi ka thënë se është shumë i zhgënjyer me futbollistët kosovarë, Ardian Ismajlin dhe Ylber Ramadanin, të cilët sot aktivizohen me Shqipërinë, por dikur ishte pjesë e Kombëtare Dardane
Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadanin të dy kanë qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës, madje edhe kapitenë, por në fund ata zgjodhën t’i bashkoheshin Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Reporteri.net
Ramiz Krasniqi, trajner i Kosovës U-19 në një intervistë të dhënë për Zërin ka thënë se është shumë i zhgënjyer me veprimin e këtyre dy futbollistëve.
“Unë mendoj se të gjitha gjeneratat, duke filluar nga U-15, U-17, U-19, U-21 dhe Përfaqësuesja A, kanë punuar mirë. Vetë fakti tregon se i kemi shtatë ose tetë futbollistë në Përfaqësuesen A që kanë kaluar nëpër gjenerata të ndryshme. Mendoj se pasuria më e madhe është kjo,” ka thënë Krasniqi.
“Jam i zhgënjyer në dy futbollistë, që pavarësisht nga të gjithë problemet që nuk kanë qenë në Përfaqësuesen A, me Ardian Ismajlin dhe me Ylber Ramadanin. Dy futbollistë që luajnë për Shqipërinë. Kanë qenë dy futbollistët në Përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Të dy në kohën e tyre kanë qenë kapitenë. Kemi pritur që do të vazhdojnë me neve, por ata kanë vendosur të shkojnë në Kombëtaren shqiptare. Kam qenë shumë i zhgënjyer, sepse kanë qenë fëmijë të Kosovës dhe të Prishtinës. Të dy lojtarët i kam udhëhequr, por sidoqoftë është vendimi i tyre,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.