Trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, i cili ushtron edhe detyrën e trajnerit të Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është shpallur “Trajneri i Vitit” në FIBA Europe Cup.
Në votimet e mbajtura në uebsajtin e FIBA-s, Mulaomerovic ka fituar më së shumti vota (20 %) duke fituar çmimin prestigjioz.
Në vendin e dytë ka dalë serbi, Nbojsa Vidis i Ballkan Botevgradit me 19%, Gianmarco Pozzeccon i Dinamo Sassarit me 17% të votave, si dhe Denis Ëuchereri s.Oliver Wurzburgut me 15%.
Kujtojmë se Prishtina këtë edicion arriti deri në play off të Fiba Europe Cup, ku u eleminua nga ekipi italian, Varese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.