Nëse Atletico Madridi luan në nivelet dhe fazat më të larta të “Champions League”, ndërsa ju nuk keni parë ende një gjest që do marrë polemika nga ana e Simeones, atëherë me siguri që kamerat nuk kanë qenë të vëmendshme.
Ashtu si edhe sot, që i ka shpëtuar një tjetër detaj me shumë vlerë.
Ende nuk dihet saktësisht reagimi i Simeones, por vetë fakti që trajneri i Leipzig, Nagelsman, e komenton pas ndeshjes dhe ku arriti që të fitojë, tregon shumë për domethënien.
Menjëherë pas mbylljes së takimit gazetari i “Sky” e ka pyetur Nagelsman për duelin e trajnerëve, pra kundër Simeones:
“Sidomos pjesa e parë ka qenë gjithçka në rregull. Pastaj e tregoi se dëshiron vetëm që të fitojë”.
Gazetari e ndalon trajnerin e Leipzig duke i kërkuar më tepër detaje, për atë që mund të ketë ndodhur.
“Nuk do u tregoj juve asgjë me detaje tani. Por aty i keni kamerat, shikojini pak. A ishte antisportive? Unë nuk do ta kisha bërë atë, por gjithëkush vendos për veten e tij”, u shpreh Nagelsmon duke shtuar misterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.