×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Moldavisë flet para ndeshjes me Kosovën, veçon këta futbollistë të Kombëtares sonë

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 11:17

    Kosova sonte do të përballet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Engin Firat, trajneri i kombëtares së Moldavisë e ka vlerësuar lartë Kosovën, sidomos fazën ofenzive, shkruan Reporteri.net

    “Kosova është një ekip shumë i fortë dhe për atë arsye nuk do të jetë e lehtë për ne. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ndaluar sulmin e Kosovës që është shumë e shpejt dhe efikase. Në këtë situatë unë e shoh këtë ndeshje më shumë si një provë të mirë për lojtarët e rinj dhe sistemin tonë të lojës kundër kundërshtarëve,” ka thënë Firat.

    Tutje, trajneri i Moldavisë i veçoi disa nga futbollistët e Kosovës.

    “Do të veçoja Zenelin, Rashicën, Nuhiun, pastaj Celina dhe Berisha,” përfundoi ai.

    Ndryshe, ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!