×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda: Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 14:34

    Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.

    Trajneri gjerman, Franco Foda, është prezantuar para pak çastesh nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) si trajner i ri i Kosovës.

    Franco Foda fjalimin e parë si trajner i Kosovës e nisi në gjuhën shqipe. “Mirëdita”, ishte fjala përshëndetëse e tij.

    “Jam falënderues për përzgjedhjen. Jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku”, ka thënë ai.

    57-vjeçarigjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

    Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.

    Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!