×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Romës e vlerëson lartë Marash Kumbullën: Ai është një djalë intelegjent

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 16:30

    Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka dhënë përshtypjet e para për Marash Kumbullën, që është blerja e fundit e Romës, ndërkohë që ështe shprehur se ai nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë nesër në mbrëmje.


    Fonseca është i kënaqur me transferimin e mbrojtësit shqiptar, por ka thënë se atij i nevojitet pak kohë deri të ambinetohet me skuadrën, transmeton Reporteri.net

    “Ai mbërriti dje dhe u stërvit dy herë me ne. Do të jetë në një grup, por unë nuk mendoj se është plotësisht i gatshëm,” ka thënë Fonseca.

    “Duhet të kuptojë se si do të luajmë ishte një mënyrë ndryshe nga sa ishte mësuar te Verona. Jam i kënaqur, gjithsesi! Kumbulla më duket si një djalë inteligjent dhe ai tashmë i ka kuptuar pothuajse të gjitha,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!