Agjërimi në muajin e Ramazanit është kthyer në çështje sa i përket skuadrave që kanë luajtur në “Champions League”, e më saktësisht te Ajaxi.
Klubi do u dilte kundër lojtarëve që e vazhdonin besimin e tyre edhe gjatë kësaj periudhe vendimtare në futbollin e luajtur.
Ndërkohë e njëjta situatë është paraqitur edhe në Kosovë, atje ku skuadrat do të përballen mes tyre në kampionat.
Trajneri i Llapit, Batatina, është shprehur se argjërimi do të ndërpritet vetëm sa për derbin ndaj Prishtinës, megjithëse nuk ia ndalon me urdhër lojtarëve.
“Shumica e lojtarëve tanë agjërojnë. Por, për shkak të rëndësisë së ndeshjes, kemi vendosur bashkërisht me lojtarët që në ditën e lojës me Prishtinën të mos agjërojmë. Ndoshta nuk është një hap i mirë në aspektin fetar, por mendoj se gjithçka mund të kompensohet në ditët në vijim. Është derbi dhe duhet të jepet maksimumi, nuk është e njëjtë. Edhe në Evropë lojtarët e prishin agjërimin pasi humben shumë kalori dhe duhet shumë mund”, deklaroi fillimisht Batatina.
“Besoj që edhe Zoti do të na e falë nëse nuk agjërojmë pasi jemi klub që nuk kemi fituar titull qe 87 vjet. Sidoqoftë, unë nuk iu përzihem lojtarëve dhe nuk e detyroj askënd ta prish agjërimin”, u shpreh Batatina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.