×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Sllovenisë flet para ndeshjes me Kosovën, vlerëson lartë Dardanët

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 17:13

    Matjaz Kek ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes me Slloveninë


    Kosova nesër është mysafire e Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Sllovenisë i cili ka thënë se qëllimi i tyre është fitorja, derisa ka vlerësuar lartë Kosovën.

    “Qëllimi ynë është të fitojmë. Kosova është një skuadër e përbërë me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Evropës. Por ne kemi fatin në duart tonë dhe dëshirojmë të përfundojmë grupin si lider”, ka thënë Matjaz Kek.

    Kujtojmë që pas katër takimeve të zhvilluara deri tani Sllovenia është e para në grup me 10 pikë, derisa Kosova është e parafundit me vetëm 2 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!