Vushtrria ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës falë paraqitjeve mbresëlënse që pati këtë sezon.
Për këtë sukses më i merituari është specialisti i inkuadrimeve në Superligë, Samuel Nikaj, shkruan Reporteri.net
Trajneri i Vushtrrisë ka thënë se pas përfundimit të këtij sezoni do të ulet të bisedojë me kryesinë për mundësinë e rinovimit të kontratës.
Ai ka thënë se nëse synimet e tij dhe të klubit përputhen atëherë me shumë mundësi do të qëndroj me Vushtrrinë.
Nikaj ka folur edhe për transferet e mundshme që do të mund t’i ndihmonin atij të shpallet kampion. Ai ka thënë se i nevoiten vetëm tre futbollist që ta fitojë titullin.
“Neve na mjafton t’i kthejmë lojtarët ‘vushtrrinali’ në Vushtrri, Dallkun, Jonuzin dhe Argjend Mustafën nga Shqipëria dhe bëhem kampion pa problem, me këta lojtarë ne jemi kampion sigurtë”, ka thënë Nikaj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.