×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Werderit për Rashicën: Nuk ishte viti i tij, ai e ka kokën e fortë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 18:18

    Florian Kohfeldt ndjehet keq për gjendjen e Milot Rashicës, i cili së fundi pësoi një lëndim që do ta lë atë jashtë fushave deri në fund të janarit të vitit 2021


    Kohfeldt ka thënë se lëndimi i yllit kosovar do ta dobësojë skuadrën e tij, por është i sigurt se Rashica do të kthehet sërish pasi karakteri i tij është i fortë, shkruan Reporteri.net

    “Lëndimi është sigurisht një dobësim për ne, situata është shumë e vështirë edhe për të, veçanërisht pasi dëmtimi është shumë i pazakontë,” ka thënë Kohfeldt.

    “Në fund të fundit, do të shërohet dhe ai do të duhet të rikthehet përsëri nga fundi i janarit. Dhe do ta bëjë këtë. Koka e tij është e fortë, ai do ta bëjë atë. Fatkeqësisht ky nuk ishte viti i tij,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!