Crvena Zvezda e mposhti Tiranën me rezultat minimal 1-0 në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve
Dejan Stankoviq pas ndeshjes ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, duke i vlerësuar jashtëzakonisht shumë shqiptarët, shkruan Reporteri.net
“Është hera e parë që ndodhem në Tiranë, shqiptarët më kanë lënë përshtypje shumë të mirë, kanë qenë shumë mikpritës, për çka edhe i falenderoj,” ka thënë Stankoviq pas ndeshjes.
Ndryshe, Zvezda pas kësaj fitore ka kaluar në rrethin e tretë të kualifikuesëve të Ligës së Kampionëve, derisa Tirana do të vazhdojë të luajë në kualifikueset e Europa Ligës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.