×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Zvicrës i reagon Jurgen Kloppit, shkak Xherdan Shaqiri

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 17:22

    Xherdan Shaqiri nuk po gjen qetësi te Liverpooli.


    Mungesat e mëdha në fushë, ku shumica po vijnë shkak i lëndimeve, ka bërë që trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të hedh kritika të mëdha në adresë të Jurgen Kloppit.

    “Si e di unë, Shaq ka lëndime në muskuj që i pësoi në ndeshjet ndërkombëtare që nuk i kishte ndjerë dhe më pas stërviti me ne”, kishte thënë me herët trajneri gjerman i LIverpoolit.

    Ndaj kësaj ka reaguar Petkoviq i cili ka goditur këto pretendime dhe ka kritikuar Kloppin për trajtimin e Shaqirit në Liverpool.

    “Ai nuk u lëndua me ne, ai u stërvit normalisht me ne kur u anulua loja në Ukrainë. Ato pretendime janë të pakuptueshme. Do ta kisha parë më të përshtatshme nëse klubi do të kishte raportuar te mjeku i kombëtares, në vend që të shpreheni publikisht”, ka thënë Petkoviq për Blick.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!