Trajneri italian me fjalët nga më të këqijat për Valon Berishën pas gabimit që bëri ndaj Celtic

Valon Berisha mbrëmë ishte figura tragjike e Lazios në ndeshjen kundër Celticut


Celtic e mposhti Lazion në Olimpiko me rezultat 2-1 me një gol të shënuar në minutën e 95-të, gol i cili erdhi pas një gabimi të mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net

Berisha nuk po kalon kohë të mirë te Lazio dhe pas këtij gabimi doli nga loja i përlotur, ndërsa kishte edhe disa lojtarë që e ngushëllonin atë.

Por, trajneri italian, Walter Zenga ka gjetur fjalë nga më të rëndat për ta përshkruar gabimin që bëri ylli kosovar.

Zenga ka thënë se Lazio e humbi ndeshjen shkaku i një marrëzie të Valonit.

“Lazio mbizotëroi në të dyja ndeshjet me skocezët, por në futboll është e rëndësishme të shënosh e jo të matesh me goditje në portë dhe të dominosh posedimin e topit,” ka thënë Zenga.


“Topi nuk donte të futej në portë. Çfarë mund të themi për një ekipi, që luan kështu. Në fund, Lazio humbi, sepse një lojtar [Valon Berisha] bëri një marrëzi, që nuk bëhet as nga amatorët rajonalë,”. /Reporteri.net/