×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri Kuka me shkrim emocionues pas eliminimit të Majlinda Kelmendit

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 8:08

    Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike.


    Ajo në “Tokyo 2020” u mund qysh në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

    Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

    Ishte trajneri i saj, Driton Kuka që pas eliminimit të Majlindës bëri një shkrim emocionues.

    “Krenaria e veprimtarisë time …Majlinda të falenderoj për jetë!Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës. Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.Kokën lartë Majlinda!Krenar me ty deri në frymën time të fundit” – shkroi Kuka në profilin e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!