Mirlind Daku ka shënuar sot golin e 4-t në 5 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij përballë Akron Toliatit. Ai shënoi në minutën e 90, kur i dërgoi shifrat në 2-1.
Daku u shpall lojtari më i mirë i kësaj sfide duke iu bashkuar kështu me vonesë shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes.
Trajneri ishte duke mbajtur fjalim përpara lojtarëve, por e ndërpreu fjalën e tij në momentin kur sulmuesi shqiptar hyri në dhomë. Në atë çast, të gjithë futbollistët e Rubin Kazanit e kanë pritur me duartrokitje atë i cili u shpall më i miri i ndeshjes.
Речь главного тренера в победной раздевалке была прервана появлением лучшего игрока матча Мирлинда Даку 🤩🔥 pic.twitter.com/djs95VEthO
— «Рубин» Казань (@fcrk) August 19, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.