×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri në Itali eskaloi nga veprimet e futbollistit, e sulmoi në fushë

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 20:05

    Një skenë e pazakontë është parë nga tifozët në ndeshjen e Serie C, niveli i tretë i futbollit italian, ku u takuan Triestina dhe Giana Erminio.

    Ish-klubi i Serie A, Triestina po zhytet gjithnjë e më thellë dhe e humbi këtë ndeshje me rezultat 1-0, ndërsa gjithçka iu shtua edhe fakti se nga minuta e 34-të luajtën me një lojtar më pak.

    Pikërisht atëherë Raimonds Krollis mori një karton të kuq dhe trajneri i Triestinës, Pep Clotet u çmend plotësisht për shkak të lëvizjes së tij të pamatur.

    Clotet u hodh mbi Krollis teksa po largohej nga fusha, e kapi nga fanella me tërbim dhe e tundi për dhjetë sekonda. Lojtari nuk u përgjigj dhe vetëm priti që trajneri të përfundonte atë që kishte planifikuar dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes.

    Triestina është skuadra e fundit e renditur në tabelën e Serie C me vetëm gjashtë pikë nga 14 ndeshje dhe me siguri do të zbresë në rangun e katërt të futbollit italian.

    Ky klub luajti në Serinë A në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, pas së cilës pasuan probleme të mëdha, madje edhe mbyllja dhe rithemelimi i klubit me një emër të ri. /Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!