Trajneri i Kukësit, Skënder Gega po vazhdon terapinë e Covid-19 në Turqi, por në asnjë moment nuk e harron skuadrën e tij
Gega ishte infektuar me Koronavirus dhe në momentet që iu përkeqësua gjendja ai u dërgua me urgjencë në Turqi, shkruan Reporteri.net
Sot është publikuar një fotografi e trajnerit Gega nga spitali në Turqi, ku ai edhe pse ishte duke marrë oksigjen po e shikonte skuadrën e tij Kukësin, që sot fitoi kundër Vllaznisë me rezultat 4-2.
Ndryshe, Kukësi është në vendin e pestë me 7 pikë pas pesë xhirove të zhvilluara në Superligën e Shqipërisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.