×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri shqiptar i Shkëndijës tregon se çfarë i tha Jose Mourinho pas ndeshjes

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 11:21

    Ernest Gjoka, trajneri i Shkëndijës, mbrëmë u përballë me Tottenhamin e Jose Mourinhos


    Anglezët fituan me rezultat 3-1, por Shkëndija tregoi një paraqitje të mirë, e cila është përgëzuar edhe nga tekniku portugez, shkruan Reporteri.net

    Gjoka pas ndeshjes ka treguar se Mourinho e ka përgëzuar atë dhe skuadrën e tij Shkëndijën për paraqitjen e bërë.

    “Mourinho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës,” ka thënë Ernest Gjoka.

    “Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Mourinhon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!